Nuk kja fitues në 90 minuta, Norvegjia dhe Anglia kërkojnë

0%

Çerekfinalja mes Anglisë dhe Norvegjisë nuk prodhoi fitues pas 90 minutave të rregullta (1-1), me ndeshjen që shkon në vazhdime. Norvegjia e nisi më mirë takimin dhe krijoi raste të mira, ndërsa shpërblimi erdhi në minutën e 36-të. Andreas Schjelderup realizoi me një goditje të bukur nga brenda zonës, me topin që u përplas në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë për 1-0.

Goli fillimisht u rishikua nga VAR-i për një faull të mundshëm në aksion ndaj Harry Kane, por më pas u konfirmua. telegrafi.com Anglia reagoi në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45+2, Anthony Gordon asistoi bukur për Jude Bellingham, i cili goditi bukur dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës për rezultatin 1-1.

Pak çaste më vonë, Harry Kane mendoi se kishte përmbysur gjithçka, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. telegrafi.com Në pjesën e dytë, Thomas Tuchel hodhi në fushë Bukayo Sakan dhe Eberechi Ezen për t’i dhënë më shumë ritëm sulmit anglez, por doli e kundërta, pasi Norvegjia kishte më shumë raste.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pikërisht, Norvegjia mendoi se riktheu epërsinë në minutën e 55-të, kur Torbjorn Lysaker Heggem shënoi pas një topi të kthyer nga Jordan Pickford. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për një faull të Erling Haaland para harkimit të topit.

Skuadra skandinave vazhdoi të rrezikonte dhe ishte shumë pranë golit në minutën e 76-të, kur David Wolfe goditi traversën me kokë pas një krosimi të saktë. Në minutat e fundit, kishte zëvendësime dhe përpjekje për të fituar ndeshjen brenda kohës së rregullt, por asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores.

Pas 90 minutave, rezultati mbeti 1-1, duke bërë që fituesi i kësaj çerekfinaleje të vendoset në vazhdime.

Burimi: Telegrafi