Perishiq barazon një rekord të Messit, në Botëror

0%

Futbollisti kroat, Ivan Perishiq, ka shkruar historinë e Kupës së Botës, duke u bërë lojtari i dytë që regjistron të paktën një asist në katër turne të ndryshme të këtij kompeticioni. Perisic i bëri një asist të bukur mbrëmë Petar Musas, për golin e dytë që Kroacia i shënoi Anglisë.

Me këtë arritje, ai i bashkohet legjendës argjentinase, Lionel Messi, i cili ishte lojtari i vetëm që ka realizuar një sukses të tillë në histori të Botërorit,.

Perishiq vazhdon të jetë një figurë kyçe për përfaqësuesen kroate, ndërsa me këtë rekord ai ka siguruar një vend të veçantë në historinë e Kupës së Botës, përkrah një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Lionel Messi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot