Fati i Argjentinës edhe në këtë Botëror duket se është i varur tek dy Lionelët. Messi në fushën e lojës dhe Scalonit në pankinë. Një raport special, që shkon përtej atij mes lojtarit dhe trajnerit. Sepse Leo ka gjetur tek Scaloni shokun që e bën të ndihet komod, që e respekton dhe nuk e snobon përtej madhështisë së emrit.
Të dy bashkë kanë luajtur dikur me fanellën e kombit të tyre, ndërsa tani secili me role të ndryshme duan të rikonfirmohen kampionë të Botës. Messi nuk ka nevojë për shumë taktika apo t’i mësosh si të luajë futboll. Ai kërkon vetëm dikë që ta bëjë të ndihet mirë në fushë. E gjithë skuadra është në shërbim të tij, por edhe ai në shërbim të skuadrës.
Një binom perfekt që mundet të arrijë sukses edhe në SHBA. Ta mendosh që Scaloni erdhi si një i panjohur në krye të Argjentinës, por shkroi faqen më të artë të viteve të fundit. Jo më kot ka sjellë trofe të rëndësishëm dhe ka marrë versionin më të mirë prej Messit, pikërisht prej raportit special që ekziston mes tyre. Por historia vazhdon.
