Mot i vranët, me diell, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh të dielën

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të vranët dhe me intervale me diell për të dielën, më . Sipas njoftimit, vranësirat në disa zona pritet të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë ndërmjet 25 dhe 29 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë pritet të regjistrohet në Prizren dhe Gjakovë, me nga 29 gradë Celsius. Në Prishtinë, Pejë, Istog, Junik, Kamenicë dhe Malishevë, temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 28 gradë Celsius. Në Ferizaj, Gjilan, Podujevë dhe Mitrovicë parashihen temperatura maksimale deri në 27 gradë Celsius, ndërsa në Dragash deri në 25 gradë Celsius.

“Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 11 m/s”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo