Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, mbeti i mahnitur nga Lionel Messi pas shkëlqimit kundër Algjerisë. Messi shënoi tre gola, ndërsa Argjentina e filloi mbrojtjen e titullit me fitore 3:0 të martën. “Ai është nga një planet tjetër”, tha Pochettino për kapitenin e Argjentinës.
“Çdo krahasim apo metaforë që përdorim, çdo mbiemër që mund të përdorim për ta përshkuar atë është i pamundur. Nuk do të ishte e drejtë”, është shprehur Pochettino. Me “hat-trickun” e parë në histori të Kupës së Botës, ai barazoi rekordin e Miroslav Kloses për më shumë gola të shënuar. Messi e Klose kanë nga 16 gola. Pochettino ka punuar me Messin në edicionin 2021/22 te PSG-ja.
“Është e pabesueshme ta shikosh atë. Ishte ndeshja e parë që pamë ku mund ta dëgjosh publikun më shumë sesa komentatorët. Dhe qershia mbi tortë ishte prania e Messit. Argjentina është favorite, këtë e dëshmuan në ndeshjen e parë”, është shprehur Pochettino.
Argjentina do të përballet me Austrinë më 22 qershor në Arlington, kurse ndeshjen e fundit të Grupit J e ka kundër Jordanisë më 27 qershor.
