Protestuesi: Qeveria e Ramës po rrëzohet, mundëm kulturën e mosbesimit! Diaspora po frymëzon

0%

Protesta e qytetarëve hyn sot në ditën e saj të 19-të. Një prej të rinjve, protestuesi Edison Nika, tha sot nga studio e emisionit të “News24” se qytetarët e mundën kulturën e mosbesimit dhe tani po mbushin sheshet për të rrëzuar qeverinë. Ai shprehu besimin se kjo lëvizje po e largon qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Nika nënvizoi se kjo lëvizje “ka arritur tashmë një fitore të madhe shpirtërore, duke thyer skepticizmin e mbjellë prej vitesh në shoqërinë shqiptare”. “Në këtë protestë, për mua mundëm kulturën e mosbesimit fillimisht. Nuk besonim te njëri-tjetri. Dukej sikur nuk do bashkoheshim kurrë dhe askush nuk rrëzon qeverinë e Ramës”, deklaroi Nika.

Më tej, ai theksoi se qëllimi kryesor i kësaj revolte mbetet ndryshimi rrënjësor i situatës në vend dhe ndalimi i shpopullimit. “Ne duam të ndërtojmë një Shqipëri të re. Nuk mund ta quajmë zhvillim kur na ikin shqiptarë me shumicë nga vendi”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një tjetër pikë kyçe që ka dhënë forcë në shesh, sipas protestuesit, është reagimi dhe mbështetja e jashtëzakonshme që po vjen nga shqiptarët jashtë kufijve, duke e cilësuar këtë si një raport të ri të fituar. “Panorama që vjen nga diaspora më frymëzon, në këtë protestë kemi fituar shumë gjëra, një prej tyre raporti me diasporën.

E dinim që diaspora ishte me ne, ata dërgonin para këtu, por duhet të ndodhte diçka që të ndryshonte një gjë në vendin tonë që të shikonim ndryshimin e raporteve, pikërisht ky me diasporën ka ndryshuar dhe e kemi kuptuar sa afër janë me ne. Ka pasur protesta deri në Australi dhe shërbejnë si model frymëzimi për ne”, tha ai.

Burimi: Bota Sot