Shpërndaje në: Selektori Luis de la Fuente beson se Spanja mund ta eliminojë Francën nga Kupa e Botës. Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës luhet të martën e ardhshme nga ora . De la Fuente ka deklaruar se do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Sipas tij, do të takohen dy përfaqësuese të nivelit shumë të lartë. “Sigurisht që mund ta eliminojmë Francën. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer.
Do të përballen dy ekipe të nivelit shumë të lartë. Ne jemi i vetmi ekip që i kemi mundur dy herë radhazi, por kjo ndeshje e tretë do të jetë shumë ndryshe”, ka thënë 65-vjeçari, shkruan të shtunën “L’Equipe”. Spanja në çerekfinale e eliminoi Belgjikën duke e mposhtur me rezultatin 2:1. Ndërsa Franca fitoi ndaj Marokut me rezultatin 2:0.
