Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

0%

Shpërndaje në: Portieri Diant Ramaj është duke kërkuar të largohet nga skuadra e Borussia Dortmundit, shkruan të shtunën “Bild”. Ramaj nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për “verdhezinjtë”. Në shkurt të vitit të kaluar Dortmundi e bleu Ramajn për 5 milionë euro nga Ajaxi dhe menjëherë e huazoi te Copenhageni në Danimarkë.

Në verën e kaluar, drejtuesit e Dortmundit huazuan sërish Ramajn te Heidenheimi. Pasi i përfundoi huazimi te Heidenheimi, Ramaj është kthyer te Dortmundi. Dortmundi është i hapur që ta shes 24-vjeçarin. Edhe Ramaj është duke kërkuar një klub të ri. Mësohet se tashmë Dortmundi ka filluar bisedimet me disa klube, por pa pranuar ndonjë ofertë konkrete.

Portieri shtatlartë me Dortmundin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha