Tragjike në Itali – U fut në lumë për të shpëtuar djalin e tij,

0%

Një ngjarje tragjike është shënuar në Itali, ku një 38-vjeçar humbi jetën pasi u hodh në lumin Tagliamento për të shpëtuar djalin e tij të vogël, i cili ishte marrë nga rryma. Ngjarja ndodhi pranë Ronchis di Latisana, në provincën e Udines, nën viaduktin e autostradës A4.

Alarmi u dha nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan shërbimet e emergjencës pasi panë disa persona në vështirësi në ujë. Sipas autoriteteve italiane, viktima ishte një murator 38-vjeçar, me origjinë nga Baku i Azerbajxhanit, i cili jetonte në Pontebba. Raportohet se ai u hodh në lumë pasi djali i tij 5-vjeçar e gjysmë u mor nga rryma.

Babai arriti ta nxirrte të birin në breg, ndërsa dy vajzat e familjes, 9 dhe 11 vjeçe, si dhe nëna e tyre, u ndihmuan nga persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Menjëherë pas shpëtimit të djalit, 38-vjeçari u zhduk në ujërat e lumit. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, një helikopter dhe ekipet e zhytësve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas disa orësh kërkime, trupi i pajetë i burrit u gjet në bregun tjetër të lumit Tagliamento. Ndërkohë, djali u transportua me helikopter në spitalin e Udines, pasi kishte pësuar sindromë të rëndë mbytjeje. Mjekët kanë konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com