Shpërndaje në: Selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka vlerësuar maksimalisht Zvicrën, duke theksuar se bëhet fjalë për një kundërshtar shumë të fortë, të organizuar dhe me lojtarë cilësorë. Sipas tij, ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë e vështirë dhe ekipi i tij duhet të japë maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar.
Argjentina nga ora 3 e mëngjesit të së dielës do të përballet me Zvicrën në çerekfinale. Përfaqësuesja që arrin fitore kualifikohet në gjysmëfinale. “Zvicra është një ekip shumë i mirë. Konkurron me ekipet më të mira kombëtare dhe gjithmonë ia del mbanë. Mund të fitojë ose të humbasë, por gjithmonë konkurron.
Ka traditë në Kupën e Botës, lojtarë me përvojë dhe fizikisht të fortë”, ka thënë Scaloni, shkruan të shtunën “Reuters”. Argjentina u kualifikuar në çerekfinale duke e mposhtur Egjiptin me rezultatin 3:2. Ndërsa Zvicra në një të tetën e finales e eliminoi Kolumbinë duke e mposhtur pas ekzekutimit të penalltive.
