Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, është pritur nga kryeministri Edi Rama. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri teksa ka shpërndarë një video në rrjete sociale gjatë takimit. Në pamje shfaqet Rama teksa i tregon këngëtarit të njohur pak nga kultura dhe historia e Shqipërisë.
Artisti amerikan ka mbërritur në Shqipëri për koncertin që do të mbahet këtë të shtunë në mbrëmje në “Eagle Stadium”, në Kashar. Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës. “Eagle Stadium” është ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metra katrorë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!