Chelseat i shkon një ofertë në adresë

0%

Chelsea ka marrë ofertën e parë për Alejandro Garnachon, pasi klubi londinez ka vendosur ta nxjerrë në shitje vetëm një vit pas transferimit të tij. 22-vjeçari iu bashkua Chelseat nga Manchester Unitedi për 40 milionë funte, pasi kishte humbur vendin në planet e klubit të “Old Traffordit”.

Garnacho u bë i njohur si një nga talentet më premtuese të Unitedit, por mosmarrëveshjet me trajnerin e atëhershëm Ruben Amorim bënë që ai ta linte Manchesterin për t’u transferuar në Londër verën e kaluar. “Fillova të mbetesha në stol”, kishte thënë Garnacho në dhjetor, duke kujtuar largimin nga Unitedi.

“Nuk ishte diçka aq e keqe – isha vetëm 20 vjeç – por në mendjen time mendoja se duhej të luaja çdo ndeshje. Ndoshta faji ishte edhe tek unë. Fillova të bëja disa gjëra të gabuara. Por ishte vetëm një moment në jetë dhe ndonjëherë duhet të marrësh vendime. Jam shumë krenar që jam këtu (te Chelsea) dhe që vazhdoj të luaj në Premierligëme një klub si ky”, tha ai tutje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar sipas pritshmërive. Sulmuesi argjentinas shënoi vetëm një gol në Premierligë sezonin e kaluar, ndërsa Chelsea e mbylli kampionatin në vendin e 10-të dhe mbeti jashtë garave evropiane.

Ai gjithashtu mbeti jashtë listës së Argjentinës për Kupën e Botës, një goditje e rëndë pas kontributit që kishte dhënë në triumfin e “Albiceleste” në Kupën e Amerikës dy vite më parë. Tifozët kanë vënë re gjithashtu se Garnacho vazhdon të kujtojë periudhën e tij te Manchester Unitedi në rrjetet sociale.

Ai ka ripublikuar disa video nga koha e tij në “Old Trafford” dhe ka hequr çdo përmendje të Chelseat nga profilet e tij. Sipas raportimeve, Chelsea ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me lojtarin për të siguruar fonde për trajnerin e ri Xabi Alonso.

Ardhja e Geovany Quendas, së bashku me numrin e madh të anësorëve që tashmë ka skuadra, e ka bërë Garnachon një lojtar të tepërt në planet e klubit. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, disa klube evropiane kanë kontaktuar tashmë Chelsean për argjentinasin, ndërsa edhe vetë lojtari është i hapur për një largim gjatë kësaj vere.

Madje, Chelsea ka vendosur të mos e përfshijë Garnachon në stërvitjet e ekipit para nisjes së sezonit të ri. Roma është një nga klubet e interesuara, por Chelsea ka refuzuar ofertën e parë të italianëve, e cila ishte në formë huazimi, pasi synon ta shesë përfundimisht lojtarin për rreth 42 milionë funte.

Napoli gjithashtu mbetet admirues afatgjatë i Garnachos, por pritet që fillimisht të reduktojë numrin e lojtarëve në skuadër përpara se të bëjë një lëvizje, pas emërimit të Massimiliano Allegrit si trajner. Nëse transferimi realizohet, Garnacho do të bëhej largimi i katërt i Chelseat gjatë kësaj vere, pas Marc Cucurellas, Tyrique George dhe Andrey Santos.

Cucurella dhe George janë transferuar te Real Madridi dhe Evertoni, respektivisht, ndërsa Santos ndodhet në fazën përfundimtare të kalimit te ish-klubi i Garnachos, Manchester Unitedi.

Burimi: Bota Sot