Juventusi i gatshëm ta transferojë yllin e Milanit, por vetëm me një

0%

Juventusi ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomori, rreth 18 muaj pasi tentativa e parë për transferimin e tij dështoi për shkak se vetë lojtari refuzoi kalimin në Torino.

Sipas Gazzetta dello Sport , drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po e konsiderojnë sërish seriozisht anglezin, duke e vlerësuar përvojën e tij dhe njohjen e futbollit italian, profil që përputhet me kërkesat e trajnerit Luciano Spalletti. Megjithatë, çdo lëvizje varet nga largimet që do të realizojë Juventusi gjatë kësaj vere.

Klubi synon fillimisht të reduktojë numrin e lojtarëve në skuadër para se të bëjë afrime të reja. Njëri prej futbollistëve që mund të largohet është Federico Gatti, i cili ka humbur vendin e titullarit për shkak të konkurrencës me Bremer dhe po kërkon më shumë minuta në fushë. Napoli dhe disa klube nga Turqia po monitorojnë situatën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse Gatti largohet, Juventusi është i gatshëm të intensifikojë negociatat për Tomorin. Mbrojtësi anglez ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2027, por ardhja e mbrojtësit Mario Gila mund t’ia reduktojë hapësirat në formacionin titullar, duke bërë që këtë herë ai të jetë më i hapur për një transferim në Torino.

Juventusi konfirmon interesimin për një nga yjet kyç të Argjentinës Për Milanin, shitja e Tomorit do të siguronte të ardhura të rëndësishme, ndërsa për Juventusin ai konsiderohet një mundësi e mirë në merkato, sapo të krijohet hapësira e nevojshme në skuadër.

Që nga transferimi te Milani në vitin 2021, Tomori ka zhvilluar 214 ndeshje, ka shënuar shtatë gola dhe ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes së kuqezinjve, duke kontribuar në fitimin e Scudettos në vitin 2022 dhe të Superkupës së Italisë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi