Nga 20 deri më do të mbahen dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2027. Takimet do të zhvillohen çdo ditë nga ora , në Sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ku ftohen qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në procesin e konsultimit.
Sipas njoftimit të komunës, gjatë pesë ditëve do të organizohen takime me kategori të ndryshme të qytetarëve dhe institucioneve, me qëllim identifikimin e prioriteteve dhe kërkesave që do të përfshihen në planifikimin e buxhetit për vitin 2027. Më 20 korrik do të mbahet dëgjimi i parë publik, ku janë të ftuara organizatat joqeveritare, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët e interesuar.
Diskutimet do të fokusohen në kërkesat dhe projektet nga fushat e sportit, kulturës, rinisë, çështjeve sociale dhe sektorëve të tjerë, si dhe në propozimet për subvencione dhe investime. Më 21 korrik, dëgjimi i dytë do t’i kushtohet sektorit të arsimit.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë drejtorët e institucioneve parashkollore, fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës, si dhe prindër dhe qytetarë të interesuar, për të diskutuar nevojat e arsimit dhe kërkesat e nxënësve. Më 22 korrik do të mbahet dëgjimi publik për sektorin e shëndetësisë, ku do të marrin pjesë personeli shëndetësor, QKMF-ja, QMF-të dhe qytetarët.
Në fokus do të jenë kërkesat e stafit mjekësor dhe nevojat e qytetarëve për shërbimet shëndetësore. Më 23 korrik do të zhvillohet dëgjimi me kryetarët e bashkësive lokale, lagjeve dhe fshatrave të Komunës së Prishtinës. Gjatë këtij takimi do të diskutohen kërkesat dhe prioritetet e komuniteteve lokale për investime dhe zhvillim.
Më 24 korrik, në dëgjimin e fundit publik, do të marrin pjesë anëtarët e Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e lagjeve dhe qytetarët. Qëllimi i këtij takimi është mbledhja e propozimeve përfundimtare të qytetarëve, në bashkëpunim me asamblistët, për planifikimin e buxhetit për vitin 2027.
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në këto dëgjime publike, duke theksuar se kontributi i tyre është i rëndësishëm për përcaktimin e prioriteteve dhe hartimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2027.
