Rashfordi u ofrohet dy klubeve ambicioze nga Serie A

0%

Rashfordi u ofrohet dy klubeve ambicioze nga Serie A! Marcus Rashford i është ofruar si Romës ashtu edhe Napolit, teksa Manchester United po kërkon ta shesë përfundimisht sulmuesin anglez. Deri më tani, Tottenhami ka bërë lëvizjen më konkrete për transferimin e tij, por Rashford dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Roma dhe Napoli e vlerësojnë 28-vjeçarin, megjithatë paga e tij prej 8.4 milionë eurosh në sezon bën që ai të mos jetë aktualisht prioritet për asnjërin klub.

Burimi: Bota Sot