Arsenali gjen “makinerinë” e re të golave – gjithçka varet nga

0%

Sulmuesi anësor i Club Brugges, Christos Tzolis, mund të jetë një nga emrat e mëdhenj që do të transferohet në Ligën Premier këtë verë, me Arsenalin që ka dalë si një nga klubet më serioze në garë për shërbimet e tij.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, “Topçinjtë” po mbajnë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e futbollistit 24-vjeçar, me synimin për të përgatitur terrenin për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar. Raportohet se Tzolis është shumë i interesuar t’i bashkohet klubit londinez, por realizimi i marrëveshjes varet nga e ardhmja e Leandro Trossard.

Greku është në pritje të një vendimi për sulmuesin belg, pasi largimi i tij nga “Emirates” do t’i hapte rrugën transferimit. Megjithatë, Arsenali nuk është i vetëm në garë. Edhe gjiganti turk Besiktas po punon intensivisht për të siguruar firmën e Tzolis, duke e bërë konkurrencën për të mjaft të fortë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimeve të fundit, Club Brugge kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e futbollistit. Ky çmim mbështetet nga paraqitjet e jashtëzakonshme që Tzolis pati sezonin e kaluar. Sulmuesi zhvilloi një edicion fantastik, duke realizuar 22 gola dhe 29 asistime në 52 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Club Brugge./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi