Kanye West bën gafë para koncertit në Tiranë, ngatërron Shqipërinë me

0%

Artisti amerikan Kanye West ka tërhequr vëmendjen për shkak të një gabimi në një postim në rrjetet sociale. Në njoftimin ku bëhej me dije vendi ku do të zhvillohej performanca e tij, këngëtari ka shënuar Turqinë në vend të Shqipërisë. Gabimi ka rënë në sy të përdoruesve të cilët kanë reaguar për pasaktësinë në përcaktimin e vendodhjes së koncertit.

Kanye West mbërriti në Tiranë për eventin që do të zhvillohet në stadiumin “Eagle” në Kashar. Koncerti ka shkaktuar debate në vend për shkak të financimit prej 4 milionë eurosh nga fondi rezervë i qeverisë për organizimin e tij. Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës.

“Eagle Stadium” shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metrash katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com