Aktori amerikan, Randolph Mantooth , i njohur për rolin e zjarrfikësit-paramedik Johnny Gage në serialin e famshëm “Emergency!” , ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Sipas medieve amerikane, Mantooth u shua të enjten në një qendër kujdesi paliativ në Ventura, i rrethuar nga familjarët dhe miqtë e tij.
Lajmin e konfirmoi vëllai i aktorit, Donald Mantooth, i cili bëri të ditur se ai kishte zhvilluar një betejë disavjeçare me disa forma kanceri, përfshirë kancerin e fytit, shkruan DailyMail. Randolph Mantooth u bë një emër i dashur për publikun falë interpretimit të Johnny Gage në dramën mjekësore të NBC-së “Emergency!”, e cila u transmetua nga viti 1972 deri në vitin 1977.
Roli i tij kontribuoi në popullarizimin e profesionit të paramedikëve në Shtetet e Bashkuara dhe mbetet një nga personazhet më ikonike të televizionit amerikan. Përveç “Emergency!”, ai ndërtoi një karrierë mbi pesë dekada në televizion, film dhe teatër, duke interpretuar edhe në seriale si “Loving”, “General Hospital”, “One Life to Live” dhe “As the World Turns”.
Pas vetes, aktori la bashkëshorten e tij, Kristen Connors, si dhe familjarët e tij të ngushtë.
