Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë,

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha bashkë me ministren në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacolli vizituan ecurinë e punimeve për rehabilitimin e rrugës Prekoc – Marec – Krilevë (R123a), një projekt me gjatësi prej 16 kilometrash dhe vlerë prej 3.1 milionë eurosh. Basha këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Tutje ai tha se po bashkëpunojnë ngushtë me Ministrinë e Mjedisit për të koordinuar rehabilitimin e rrugës me nevojën për mbrojtjen dhe trajtimin e lumit Marec përgjatë këtij segmenti. “Kjo qasje e përbashkët do të ndihmojë në parandalimin e vërshimeve dhe në mbrojtjen e trupit të rrugës nga dëmtimet në të ardhmen.

Përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional synojmë që infrastruktura rrugore dhe lumenjtë të trajtohen në harmoni duke garantuar qarkullim më të sigurt dhe njëkohësisht respektimin e politikave për mbrojtjen e lumenjve dhe mjedisit”, ka shkruar Basha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi