Szoboszlai prek me rrëfimin për vdekjen e Diogo Jotas: Asnjëherë nuk

0%

Mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ka bërë një rrëfim prekës për ndikimin që pati vdekja tragjike e Diogo Jotas te skuadra, duke pranuar se lojtarët nuk arritën asnjëherë ta diskutonin hapur dhimbjen që përjetuan. Jota, reprezentuesi i Portugalisë, humbi jetën në një aksident automobilistik më , duke lënë pas një boshllëk të madh te Liverpooli dhe në botën e futbollit.

Szoboszlai zbuloi se secili futbollist e përjetoi tragjedinë në mënyrën e vet, por grupi nuk gjeti kurrë forcën për të folur së bashku për atë që kishte ndodhur. “Të gjithë e morëm këtë tragjedi shumë për zemër dhe nuk e di nëse kjo ishte gjëja e duhur”. “Sepse asnjëri prej nesh nuk ishte në gjendje t’i shprehte ndjenjat para grupit.

Nuk e di çfarë duhej të bënim; ndoshta nuk do ta dimë kurrë”. Mesfushori hungarez tregoi se në fillim skuadra e përdori humbjen e shokut të ekipit si motivim për të vazhduar përpara. “E zhvillova sezonin duke dhënë gjithçka nga vetja, sepse i thosha vetes se kjo ishte ajo që Diogo do të kishte dashur nga secili prej nesh”, kujtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Liverpooli po përgatitet për sezonin e ardhshëm me objektivin për titull./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi