Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, të premten ka filluar takimet me partitë politike për formimin e institucioneve të reja. Në mëngjes, Kurti u takua me kreun e PDK-së, Bedri Hamzë, duke u konsiderua një takim konstruktiv nga Kurti, ndërsa Hamza deklaroi se partia e tij do të qëndrojë në opozitë.
“Ishte takim i parë dhe konstruktiv që kaloi në atmosferë të vullnetit dhe interesimit për t’i dhënë institucione të reja Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit.
Aktualisht nuk mund të them se kemi ndonjë rezultat konkret, ndonjë të arritur që mund ta ndaja me publikun…Uroj që kjo frymë e konstruktivitet të vijojë edhe në vijim dhe në përputhje me afatet kushtetuese të arrijmë të konstituojmë institucionet dhe vendit t’i japim kryetar Kuvendit, qeveri të re, dhe po ashtu president të ri.
Për bindjen time vullneti është aty, atmosfera duhet të vijojë të mbizotërojë dhe në këtë mënyrë mund të jemi optimist për rrugën përpara ”, deklaroi Kurti.
Kurse, “Partia Demokratike e Kosovës për këtë mandat është parti në opozitë, dhe ne i dëshirojmë sukses zotërit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen, bisedojnë, t’i japin vendit institucione, duke i përfshirë të gjitha institucionet”, u shpreh Hamza.
Veprimtari Agim Aliçkaj, ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për partitë opozitare e sheh si shpresë për mundësi zgjidhje të shumëpritur nga populli. Agim Aliçkaj Deklaratat e Kurtit për partitë, sipas Aliçkajt, janë shenjë e mirë që tregon se ai do të bëjë maksimumin për krijimin e institucioneve dhe evidentimin e zgjedhjeve.
“F tesa e Kryeministrit Albin Kurti drejtuar krerëve të tri partive opozitare për konsultime lidhur me krijimin e institucioneve, menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve, duket mjaft konstruktive dhe jep shpresë për mundësinë e një zgjidhjeje të shumëpritur nga populli. Deklaratat e z. Kurti, të shoqëruara me respekt për AAK-në dhe gatishmërinë për bisedime me z.
Hamza të PDK-së, si dhe me z. Abdixhiku e znj. Vjosa Osmani të LDK-së, janë shenjë e mirë që tregon se ai do të bëjë maksimumin për krijimin e institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve të tjera të panevojshme, të cilat do të ishin shumë të dëmshme për funksionimin e shtetit.
Edhe zgjidhja e çështjes së Presidentit në të njëjtën kohë me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë është e mirëseardhur” , deklaron Aliçkaj për “Bota sot”. Ndryshe nga Kurti, partitë opozitare sipas Aliçkajt, nuk janë të interesuar t’i evidentojnë zgjedhjet.
Refuzimin e kryetarit të AAK-s, Ardian Gjini për takim me Kurtin e sheh jo vetëm naiv, por edhe arrogant dhe praktikisht të parealizueshëm. “P ërderisa z. Kurti, si fitues i zgjedhjeve, ka arsye të forta t’i evitojë zgjedhjet e reja, kjo nuk mund të thuhet për partitë humbëse.
Në ditët në vijim pritet të shihet sinqeriteti i tyre: a janë vërtet të interesuara ta ndërpresin bllokadën dhe t’i ndërtojnë institucionet, apo do të përpiqen të gjejnë arsyetime për vazhdimin e bojkotit institucional, fajësimin e Kurtit dhe shkaktimin e zgjedhjeve tjera me shpresë se do të fitojnë diçka më shumë. Kryetari i AAK-së, z.
Ardian Gjini, në letrën drejtuar Kryeministrit Kurti e refuzoi takimin me arsyetimin se ai duhet t’i pranojë gjashtë pikat e tyre, ndonëse pretendon se ato nuk janë kushte. Shtrohet pyetja: kë mundohet ta mashtrojë se është i gatshëm për themelimin e institucioneve? Ky refuzim jo vetëm që është naiv, por edhe arrogant dhe praktikisht i parealizueshëm, edhe sikur z.
Kurti të kishte dëshirë t’i pranonte ato. Kryetari formal, apo më mirë të thuhet zëdhënësi i PDK-së, z. Bujar Hamza, e pranoi takimin sa për sy e faqe, duke deklaruar se dëshiron të mbetet në opozitë, gjë që në fakt e ka vendosur populli i Kosovës pa e pyetur atë. Kjo tregon se nuk janë të interesuar për një zgjidhje, përveç nëse posti i Presidentit u takon atyre.
Ata duket se shpresojnë se përçarja brenda LDK-së do t’ia pamundësojë Kurtit sigurimin e numrit të nevojshëm të votave apo kuorumit për zgjedhjen e Presidentit, edhe nëse arrihet një marrëveshje politike” , shprehet veprimtari.
Pasdite pas takimit me Hamzën, Kurti së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe kandidaten për presidenten, Vjosa Osmanin.
Në një konferencë për media pas takimit, Kurti tha se takimi shkoi në një atmosferë konstruktive ku tha të jenë diskutuar shumë çështje të zhvillimeve politike, pastaj të dinamikave institucionale, dhe njëkohësisht edhe orarin përpara për konstituimin e institucioneve. “ Ishte takimi i parë.
I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për të zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesinë e më pastaj edhe për qeverinë në mandat të ri dhe presidentin apo presidenten. Kemi diskutuar për të gjitha këto, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që do të mund ta ndanim me ju ”.
“J am optimist për rrugën përpara, jam me shpresë që racionaliteti që po mbizotëron do të vazhdon të ekzistojë në këto takime, prandaj edhe po e theksoj që është takimi i parë, meqë do të ketë edhe takime tjera ”, tha Kurti. Ndërsa, kryetari Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti.
“ Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme, të katërtat me radhë në më pak se 1 vit e gjysmë” . “U dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim si formë e vetme për të shmangur zgjedhje të reja ”, deklaroi Abdixhiku. Më serioz këtë takim e konsideron Aliçkaj.
Sipas tij, mbetet të shihet nëse kërkesat e LDK-së do të jenë reale apo te tepruara. “ Takimi me përfaqësuesit e LDK-së, z. Abdixhiku dhe znj. Osmani, ishte më serioz dhe lë të kuptohet për një fillim të mirë, në interes të të dy palëve dhe të Kosovës.
Mbetet të shihet nëse kërkesat e LDK-së do të jenë reale apo të tepruara dhe të parealizueshme, si dhe nëse kjo parti do të arrijë ta tejkalojë përçarjen e brendshme dhe të jetë në gjendje t’i sigurojë 18 votat për zgjedhjen e Presidentit. Një zhvillim i tillë do ta afronte zgjidhjen, por nuk do ta garantonte atë. Prandaj, formimi i institucioneve të Kosovës mbetet ende i paqartë.
Po të ishin konstruktive dhe të dëshironin një zgjidhje të drejtë, partitë opozitare mund ta arrinin kompromisin shumë lehtë. Ato mund t’i propozonin tre kandidatë të aftë, jopartiakë dhe me kredenciale ndërkombëtare, të cilët do të konkurronin për postin e Presidentit, ndërsa do të zgjidhej ai që do të merrte shumicën e votave.
Kjo ishte pikërisht kërkesa e tyre kryesore dhe shumë e zëshme vitin e kaluar, kur ekzistonte mundësia që z. Kurti ta nominonte znj. Vjosa Osmani për Presidente ”, thekson Aliçkaj. Në fund, Aliçkaj shton se faktorët e jashtë që shpresonin ta rrëzonin Kurti janë dobësuar.
Ai përmend me emra edhe këta faktorë, duke shtuar se një gjë duhet ta kuptojnë të gjitha partitë politike: populli i Kosovës nuk mund të mashtrohet “ Mbetet të shihet nëse kanë këshilltarë që ua bëjnë të qartë se rrethanat kanë ndryshuar.
Faktorët e jashtëm, me ndihmën e të cilëve shpresonin ta rrëzonin Kryeministrin Kurti dhe, siç shpreheshin publikisht, “ta largonin tërësisht nga politika”, si lobisti serb, ish-ambasadori amerikan Rick Grenell dhe kryeministri jolegjitim i Shqipërisë, Edi Rama, janë dobësuar dukshëm dhe nuk janë më në gjendje t’u ndihmojnë.
As milionat e Serbisë dhe të oligarkëve të brendshëm e të jashtëm nuk mund ta ndryshojnë vullnetin e qytetarëve. Në një takim të komunitetit shqiptaro-amerikan të Neë Yorkut me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin republikan Mike Laëler, para dy ditësh iu kërkua atij që të bisedojë me Rick Grenellin dhe t’ia përcjellë mesazhin e fuqishëm të komunitetit shqiptaro-amerikan: të mos përzihet më në çështjet e Kosovës dhe të popullit shqiptar në Ballkan.
Një gjë duhet ta kuptojnë të gjitha partitë politike: populli i Kosovës nuk mund të mashtrohet. Kushdo që do t’i shkaktojë vendit zgjedhjet e katërta pa asnjë nevojë, do të renditet në mesin e atyre që dëmtojnë Kosovën dhe do ta marrë ndëshkimin e merituar nga qytetarët”, përfundon Aliçkaj.
