Kane luajti golf me Trumpin, kush fitoi?

0%

Shpërndaje në: Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka konfirmuar se ka luajtur golf me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ndërsa e ka përshkruar eksperiencën si “gati të pabesueshme”. Presidenti Trump javën e kaluar e kishte pranuar po ashtu se kanë luajtur një raund së bashku. “Mendoj se Kane është lojtar i madh. Kam luajtur golf me të dhe më pëlqen shumë.

Ai është edhe lojtar i mirë i golfit po ashtu. Ai është shumë i mirë”, kishte deklaruar Trump. Sulmuesi i Bayern Munichut ka thënë se kjo lojë ndodhi para 18 muajsh në Florida, dhe se ka mbetur i impresionuar nga Presidenti Trump, i cili është 80-vjeçar. “Kam luajtur me të para 18 muajsh kur më ftoi gjatë kohës sa isha në Palm Beach.

Kur të fton presidenti të duket eksperiencë e pabesueshme vetëm ta takosh, e lëre më të luash me të. Ai luan mirë të jem i sinqertë me ju. Shpresoj që të jem edhe unë po aq i mirë kur të jem në moshën e tij. Ishte eksperiencë e veçantë dhe i jam mirënjohës që më ftoi”, ka theksuar Kane, shkruan “Daily Mail” të shtunën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kane sonte nga ora me Anglinë, ballafaqohet me Norvegjinë në çerekfinale të Kupës së Botës. Ndeshja luhet në Miami.

Burimi: Koha