7.8 milionë denarë dëmshpërblim për Ziadin Selën për ngjarjet e 27

0%

Gjykata e Apelit në Shkup ka marrë vendim të formës së prerë me të cilin pjesërisht e ka pranuar ankesën e Ziadin Selës dhe ka rritur shumën e dëmshpërblimit që Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’ia paguajë për dëmin jomaterial të pësuar gjatë sulmit në Kuvend më .

Me aktgjykimin e Apelit, shteti obligohet t’i paguajë Selës gjithsej 7.800.000 denarë për cenimin e të drejtave personale lidhur me shëndetin e tij fizik dhe psikik.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë nuk e ka vlerësuar në mënyrë të mjaftueshme seriozitetin e dëmit të shkaktuar, si dhe nuk ka marrë parasysh të gjitha rrethanat relevante që ndikojnë në përcaktimin e një kompensimi të drejtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Shumat e përcaktuara në aktgjykimin e shkallës së parë nuk e përmbushin qëllimin e kompensimit, nuk mundësojnë dëmshpërblim real dhe nuk e pasqyrojnë seriozitetin e lëndimeve që ka pësuar paditësi si pasojë e ngjarjes kritike”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Sipas aktgjykimit, kompensimi ndahet si vijon: 1.500.000 denarë për dhimbjet fizike; 900.000 denarë për frikën e përjetuar; 3.000.000 denarë për dhimbjet shpirtërore si pasojë e zvogëlimit të aktivitetit të përgjithshëm jetësor; 600.000 denarë për dhimbjet shpirtërore për shkak të shëmtimit; 600.000 denarë për cenimin e dinjitetit personal; 600.000 denarë për cenimin e nderit; 600.000 denarë për cenimin e reputacionit.

Gjykata e Apelit njëkohësisht e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Avokaturës së Shtetit, e cila kishte kërkuar shfuqizimin e aktgjykimit dhe rigjykimin e lëndës. Në padinë e tij civile, Ziadin Sela kishte kërkuar gjithsej 61 milionë denarë si kompensim për dëmin e pësuar gjatë ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më .

Burimi: Telegrafi