Shpërndaje në: Superylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka thënë se nuk kanë pse të frikësohen para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Francës, pas rezultateve të “La Rojas” së fundmi ndaj “Les Bleus”. Tinejxherit nuk i interesojnë kritikat që ka marrë për golat e shënuar në këtë Kupë të Botës, dhe ka insistuar se suksesi ekipor ka më shumë rëndësi.
Spanja e siguroi gjysmëfinalen e Botërorit për herë të parë në 16 vjet, pas fitores 2:1 ndaj Belgjikës. Mikel Merino shënoi në fund të ndeshjes për 2:1. Golin e parë e realizoi Fabian Ruiz, ndërsa Yamal u emërua lojtari më i mirë i ndeshjes. “Kemi ardhur në gjysmëfinale për të luajtur ndeshje të tilla dhe për fitore. Tani është koha të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen ndaj Francës.
Dy ndeshjet e fundit që i kemi luajtur ndaj Francës, i kemi fituar. Nuk kemi frikë. Janë dy opsione. Ose ata të arrijnë tri finale rresht të Botërorit, ose ne t’i realizojmë tri fitore rresht ndaj tyre. Nuk e di çfarë mund të ndodh, por nuk kemi frikë”, theksoi Yamal pas ndeshjes. 18-vjeçari Yamal e ka një gol të shënuar në këtë Kupë të Botës.
