Courtoisi donte të luante, selektori vendosi ndryshe

0%

Shpërndaje në: Portieri Thibaut Courtois ka folur për momentin dëshpërues të çerekfinales së humbur 2:1 nga Spanja, kur u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë. Courtois i Belgjikës e la fushën me lot në sy në minutën e 71-të dhe u zëvendësua nga Senne Lammens, kur rezultati ishte ende 1:1. Lammens bëri gabim në golin e fitores së Spanjës, të cilin e shënoi Mikel Merino.

Pas ndeshjes, Courtois ka theksuar se ka dashur të luante deri në fund, por selektori Rudi Garcia, vendosi që ta zëvendësojë atë. “Është dëshpëruese që dola nga loja. Ishte ndeshje e veçantë. Ndihesha mirë. Në një moment kur e godita topin, ndjeva dhembje në muskul. Iu thash që nuk mund të godisja topa të tjerë, por që kam mundur të qëndroja në portë.

Trajneri më tha se do të më zëvendësonte nëse nuk ndihesha 100 për qind i gatshëm për lojë. Doja të luaja, por ai mori vendimin për të më zëvendësuar. Nuk ka problem, pasi ekipi vjen para çdo gjëje tjetër”, ka deklaruar Courtois pas ndeshjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha