Shkenca e golit tashmë që motorët janë ndezur, kampionati Botëror i Futbollit ka pak që ka nisur, por superkompjuterët kanë përllogaritur tashmë skaudrën fituese. Për IA, Spanja do të fitojë Kampionatin botëror 2026.
Ky është eventi sportiv më i gjerë në histori duke përfshirë 48 skuadra, e larg emocioneve të stadiumit dhe tifozerive njerëzore, në anën tjetër janë ndezur në heshtje edhe mikroprocesorët e superkompjuterëve me algoritmet e tyre të ftohta.
Parashikimi i një turneu sportiv nuk është më çështje intuite apo tifozerie, por në këtë anë të medaljes modele që kalkulojnë përqindjet e mundshme te triumfit të çdo skuadre. Janë tre modele që kanë përllogaritur fituesin, dhe të tre kanë nxjerrë Spanjën triumfuese të kampionatit botëror të futbollit.
Big data analitycs dhe superkompjuteri Opta, ka realizuar 10 mijë simulime të të gjithë turneut, duke rindërtuar të gjthë opsionet e mundshme të çdo ndeshje. Modeli kompjuterik vlerëson dhe klasifikon forcën e çdo skuadre në 8 vitet e fundit, aftësitë individuale të çdo lojtari, dhe ngjarje të rralla të paritura në intervale kohore minutë pas minute.
Përtej këtyre rezultateve në bazë të shifrave, asnjë sistem nuk mund të përllogarisë impaktin e një kartoni të kuq të papritur që në minutë 1 të lojës, apo të një eventi tjetër që shtyn topin në rrjetë në minutën 91. Dhe në fakt, këtu është magjia e futbollit dhe njerëzores, kalkulimet u bënë, tani do presim rezultatin e këmbëve të futbollistëve.
