Ronaldo pa shënjestër kur duhet

0%

Me 143 gola të realizuar në 229 ndeshje, Cristiano Ronaldo është më rezultativi në histori mes shënuesve me skuadrat përfaqësuese. Por duket se portugezi tashmë 41-vjeçar nuk po arrin ta bëjë këtë atëherë kur duhet më shumë. Ronaldo nuk bëri atë që duhej për të udhëhequr ekipin drejt fitores, por tregoi pak në fushë në barazimin 1 – 1 me reoublikën demokratike të Kongos.

Kjo ishte ndeshja e 10 radhazi që CR7 nuk shënon në finalet e Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian. Të fundit e realizoi në 24 nëntor të 2022, në sfidën hapëse të Botërorit 2022 ndaj Ganës. Nga ajo përballje ka tentuar 33 goditje drejt portës nga të cilat 11 në kuadrat, por pa ia dalë me sukses. Pavarësisht zhgënjimit, kapiteni portugez u shfaq optimist pas sfidës.

Në një postim në rrjetin social X, ai shkuajti: “Nuk ishte fillimi që dëshironim, por gjithçka është ende e hapur. Kokën lart dhe fokus te ndeshja e radhës.” Megjithatë, statistikat vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje. Njeriu i cili hyri në histori si futbollisti i parë që ka shënuar në pesë Kupa Bote radhazi, po përballet tani me sfidën më të madhe të karrierës së tij, betejën kundër kohës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot