Marc Cucurella u zyrtarizua ditën e djeshme te Real Madrid, ku ka firmosur për 6 vite. Ardhja e Cucurella-s do të detyrojë Real Madrid të bëjë me patjetër një ose dy shitje në krahun e majtë të mbrojtjes, ku momentalisht janë 4 lojtarë: Marc Cucurella, Alvaro Carreras, Fran Garcia dhe Ferland Mendy. Në intervistën e parë të dhënë si madrilen, Cucurella zbuloi se kishte qenë Xabi Alonso që e kishte bindur në një farë mënyre të zgjidhte Real Madridin. Anësori spanjoll kishte vendosur përfundimisht për largimin nga Chelsea, por për të kishte interes konkret edhe nga ish-klubi i tij, Barcelona, si dhe Atletico Madrid. AS zbulon se Xabi Alonso ka piketuar zëvendësuesin e Cucurella, po te Real Madrid. Trajneri bask kërkon të sjellë në Londër, Alvaro Carreras, i cili u transferua verën e kaluar nga Benfica te Real Madrid pëe 50 milionë euro. Me ardhjen e Cucurella, Carreras do të luajë një rol dytësor, ndaj largimi drejt Chelsea-s është shumë i mundshëm. Vlera në treg e 23-vjeçarit është 50 milionë euro.
