Një person vdes në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, trupi

0%

Një person është gjetur pa shenja jete brenda hapësirave të Qendrës së Shëndetit Mendor në Gjilan. KALLXO.com mëson se viktima është 66 vjeçar nga Gjilani. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më rreth orës , në rrugën “Vjosa”, pasi një mashkulli kosovar i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të kryer veprimet hetimore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si hetim mbi vdekjen.

Burimi: Kallxo