Imazhet satelitore ngrenë sërish alarmin, dyshohet se Irani ka

0%

Imazhe satelitore ekskluzive, të siguruara dhe analizuara nga CNN në bashkëpunim me Institutin për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (Institute for Science and International Security), tregojnë shenja se Irani mund të ketë nisur rindërtimin e objekteve të tij bërthamore.

Sipas analizës, aktivitetet e vërejtura në terren ngrenë pikëpyetje nëse Teherani ka shkelur memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara në fund të muajit qershor. Dyshimet shtohen pasi këto zhvillime mund të kenë ndodhur edhe përpara se presidenti amerikan Donald Trump të sinjalizonte fundin e marrëveshjes, duke urdhëruar sulme të reja ndaj Iranit.

Raporti i CNN bazohet në analizën e imazheve satelitore dhe vlerësimin e ekspertëve të sigurisë ndërkombëtare, të cilët po monitorojnë nga afër zhvillimet në objektet bërthamore iraniane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot