Shpërndaje në: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të IHMK-së, gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende priten riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.
Burimi:
Koha
