Kurti pas takimeve me PDK-në dhe LDK-në: Herët të flasim për

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas takimeve të ndara që zhvilloi sot me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, raporton Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është ende herët të flitet për rezultate konkrete nga këto takime, por u shpreh optimist për vazhdimin e procesit. “Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: Në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës zhvillova takime të ndara me krerët e PDK-së dhe të LDK-së. Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimist për rrugën përpara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim. Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com