Pishina e Gërmisë do të rihapet nga sot, 11 korrik, pasi analizat e kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë konfirmuar se uji është i pastër. Më 7 korrik, kompania publike komunale e Kryeqytetit, NPL “Sport Marketing”, kishte njoftuar për mbylljen e përkohshme të pishinës deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga IKShPK.
Të premten, ndërmarrja bëri të ditur se rezultatet e analizave tashmë janë kthyer dhe se cilësia e ujit ka rezultuar brenda standardeve. “Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i pastër si loti”, u tha në njoftimin e ndërmarrjes.
NPL “Sport Marketing” ka falënderuar IKShPK-në për përfundimin e analizave, duke vlerësuar institutin për nxjerrjen e rezultateve “në kohë rekorde”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
