Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat lënë pas dore aksionin

0%

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur transmetimi ndërkombëtar humbi disa sekonda të aksionit në fushë pasi kamerat u fokusuan te këngëtarja kolumbiane, Shakira. Artistja ishte e pranishme në tribunat VIP të stadiumit në Boston, ku ndoqi nga afër përballjen e fituar 2-0 nga Franca ndaj Marokut.

Shakira u shfaq në ekran pak pas minutës së 40-të, gjatë një ndërprerjeje të lojës. Megjithatë, edhe pas rifillimit të ndeshjes, kamerat vazhduan të qëndronin te këngëtarja, duke mos transmetuar disa momente të aksionit në fushë. Në Shtetet e Bashkuara, ndeshja po transmetohej nga Fox, transmetuesi zyrtar i Kupës së Botës.

Komentatori John Strong e vuri menjëherë në dukje situatën gjatë komentimit të takimit. “Loja ka rifilluar. Brahim Diaz pati një mundësi për të avancuar, por Jules Kounde e ndali”, tha ai, përpara se të shtonte: “Duket se drejtuesit e transmetimit ndërkombëtar nuk e kuptuan menjëherë se topi ishte ende në lojë.” Incidenti u bë temë diskutimi edhe në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kritikuan regjisorët e transmetimit për humbjen e aksionit, ndërsa të tjerë e komentuan situatën me humor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shakira pritet të jetë përsëri në qendër të vëmendjes në finalen e Kupës së Botës, pasi është konfirmuar si një nga artistet që do të performojnë në spektaklin e pjesës së pushimit më 19 korrik në East Rutherford, New Jersey.

Artistja 49-vjeçare ndodhet aktualisht në turne në Amerikën e Veriut, me koncerte të planifikuara në Boston, New York dhe New Jersey, para dhe pas performancës së saj në finalen e Botërorit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com