Mbyllet për qarkullimin e automjeteve deri më 18 korrik rruga nga

0%

Nga 10 deri më do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit. Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, mbyllja bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.

“Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar”- theksohet në komunikatë. Komunarët lusin qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojnë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative.

Sheshi “Xhorxh Bush” po planifikohet të zgjerohet edhe më shumë. Kjo pasi, Komuna e Prishtinës, ka planifikuar 3.5 milionë euro për vazhdimin e projektit të zgjerimit të këtij sheshi, i cili pritet të shtrihet deri te zona e njohur si “Rrethi i flamurit”. Kjo shumë është paraparë në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, e cila u miratua në Kuvendin Komunal më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Ministria e Kulturës dhe Turizmit (MKT) i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të përmbahet nga veprime që, sipas saj, cenojnë ligjshmërinë dhe të bashkëpunojë me institucionet për trashëgiminë kulturore.

Ndërsa në maj të këtij viti, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Transformim të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit lidhur me realizimin e punimeve të infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”.

Sipas arsyetimit të IKMM-së, hapësira ku kanë nisur punimet gjendet brenda zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës, çka kishte qenë edhe arsyeja pse Inspektorati për Trashëgimi Kulturore kishte ndalur punimet rreth një vit më parë.

KALLXO.com kishte siguruar vendimin e plotë të IKMM-së, në të cilin thuhet se Komisioni Profesional Shqyrtues pas vlerësimit të projektit ideor dhe dokumentacionit të dorëzuar nga Drejtoria për Transformim ka konstatuar se projekti për realizimin e punimeve nëntokësore është në përputhje me nevojat funksionale dhe teknike të ndërhyrjes së propozuar.

Debati për sheshin “Xhorxh Bush” Ka kaluar plot një vit prej kur kanë rinisur punimet në projektin e sheshit “Xhorxh Bush” nga Komuna e Prishtinës. Mirëpo, këto punime u ndërprenë disa herë gjatë vitit të kaluar me vendim të Ministrisë së Kulturës, derisa niveli lokal e ai qendror kanë hedhur akuza për abuzim me pushtet e paralajmërime për padi gjyqësore.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) konsideronte se nuk janë marrë pëlqimet e nevojshme për punime në një zonë ku ka monumente të trashëgimisë arkitektonike e kulturore. Transformimi i rrugës “Xhorxh Bush” në shesh këmbësorësh ishte shndërruar në “mollë sherri” mes Komunës (të udhëhequr nga LDK) dhe Ministrisë së Kulturës (të drejtuar nga LVV).

Komuna akuzonte Ministrinë se po bllokon projektet në kryeqytet, ndërsa kjo e fundit insiston se ndërhyrjet po bëhen pa respektuar standardet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Komuna e Prishtinës e ka sfiduar ligjërisht vendimin e Inspektoratit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (IKMM) për ndaljen e këtyre punimeve, duke kërkuar nga gjykata një masë sigurie për shtyrjen e vendimeve të MKRS-së, pasi sipas saj, ndalimi i punimeve po rrezikonte interesin publik dhe po i shkaktonte dëme financiare buxhetit të Komunës.

Ndërsa, për të tretën herë, kërkesa e Komunës ishte hedhur poshtë nga instancat gjyqësore.

Burimi: Kallxo