Dinamo e Ferizajt po organizohet gjithnjë e më mirë për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Futbollisti Malsor Ajeti rikthehet në këtë mjedis që ka ambicie të mëdha në edicionin 206-2027. “FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Malsor Ajetit, i cili do të jetë sërish pjesë e klubit tonë për sezonin e ri.
Malsor Ajeti rikthehet te FC Dinamo Ferizaj pas një karriere të pasur, ku ka qenë pjesë e FC Ballkani, FC Struga, FK Příbram në ligën çeke, ndërsa së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e KF Vëllaznimit. Mesfushori ofensiv dhe sulmuesi i krahut rikthehet për të sjellë cilësi, kreativitet dhe eksperiencë në repartin ofensiv të skuadrës.
Me rikthimin e Malsor Ajetit, FC Dinamo Ferizaj shton në radhët e veta një futbollist me përvojë të vlefshme brenda dhe jashtë vendit, i cili pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave sportive të klubit”, ka njoftuar FC Dinamo.
