Qeveria në detyrë ndan mbi 2.2 milionë euro për RTK-në

0%

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2 milionë e 240 mijë euro për Radiotelevizionin e Kosovës. Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) deri më sot, , nuk i kanë marrë pagat e qershorit.

Në një njoftim të punëtorëve të RTK-së thuhej se kjo vonesë është shkaktuar për shkak se buxheti i RTK-se për 6-mujorin e dytë ende nuk është transferuar nga Thesari i shtetit. Mospranimin e pagave Federata Sindikale e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) e ka quajtur të papranueshme.

Kjo federatë ka thënë se nuk do të lejojnë që vonesa e pagave të shndërrohet në normalitet në RTK duke theksuar se kjo nuk është hera e parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, në mbledhjen elektronike të mbajtur sot më , Qeveria në detyrë ka miratuar edhe kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 48 mijë e 216 euro e 57 centë, të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH “Magjistrala”.

Ndryshe, mbi 30 kandidatë kanë shprehur interesimin për t’u bërë drejtor ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por në garë kanë mbetur 20 prej tyre. Në mesin e pretendentëve për këtë post janë janë edhe Nora Kelmendi, kuvendare komunale e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Bazuar në listën e publikuar nga AKP, më , Kelmendi dhe Buleshkaj, bashkë me 18 kandidatët e tjerë kanë kaluar fazën e parë të konkursit për këtë pozitë. Premtimi i LVV-së për mbylljen e AKP-së Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte premtuar shuarjen e AKP-së qysh në vitin 2021.

“Duhet të shuhet sepse duhet të ndërtohet Fondi Sovran”- kishte thënë Kurti më . Fondi Sovran, siç premtonte ai, do të zëvendësojë Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke marrë nën menaxhim ndërmarrjet publike në vend, të cilat aktualisht menaxhohen nga AKP. Në mars të vitit 2023 ishte hartuar një draft i Projektligjit për Fondin Sovran.

Më , Partia Demokratike e Kosovës e kishte dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran. Me Ligjin për Fondin Sovran, sipas kësaj partie, do të krijohej një institucion jashtë parimeve të sundimit të ligjit. Agjencia Kosovare e Privatizimit administron ndërmarrjet shoqërore në privatizim dhe likuidim.

Në kuadër të këtyre procedurave, Bordi i AKP-së miraton edhe vendime për kthimin e fondeve të transferuara më herët në Buxhetin e Kosovës, kur ato nevojiten për zhvillimin e procedurave të likuidimit apo përmbushjen e obligimeve ligjore të ndërmarrjeve.

Burimi: Kallxo