Ekskluzive | Bastisje nga antidroga në Gjilan, kapen kokainë,

0%

Një aksion i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) ka rezultuar me sekuestrimin e kokainës, marihuanës dhe pajisjeve që dyshohet se përdoreshin për paketimin e drogës, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës , në rrugën “Ruzhdi Hasani”, në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Pas angazhimeve operative në terren dhe grumbullimit të informatave, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, hetuesit kanë kryer kontroll në shtëpinë e Lorent Hasanit , rreth 26-vjeçar. Gjatë bastisjes janë sekuestruar: 7.5 gramë kokainë; 36.6 gramë marihuanë; një peshore digjitale; qese të papërdorura, që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike.

Në aksion, përveç zyrtarëve të DHTN-së në Gjilan, kanë asistuar edhe hetuesit e njësisë së antidrogës të Stacionit Policor në Gjilan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, 26-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Hetimet po vazhdojnë për të verifikuar nëse substancat e sekuestruara ishin të destinuara për shitje në tregun ilegal. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com