Blinera Jaha është e emocionuar me pensionimin nga volejbolli aktiv. Jaha i dha shumë këtij sporti e duke luajtur në disa klube të ndryshme në nivel të Kosovës. “Në këto foto plot emocione është fundi i një rruge që ka zgjatur 17 vite. Një rrugëtim plot sakrifica, fitore, humbje dhe mbi të gjitha dashuri për volejbollin.
Jam mirënjohës për çdo moment, për familjen time, për çdo bashkëlojtar, trajner dhe tifoz që ka qenë pjesë e këtij udhëtimi tim. Nuk po them lamtumirë sportit që dua, por po mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës sime. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Jaha në profilin e saj në facebook.
