Thiaw pritet të largohet nga Senegali

0%

Eliminimi nga Kupa e Botës pritet ti kushtoj trajnerit të Senegalit, Pepe Thiaw me shkarkim. Sipas asaj që raporton ”L’Equipe”, të shtunen do të mbahet një takim urgjent i komitetit ekzekutiv të Federatës Senegaleze të Futbollit, ku do të analizohet paraqitja e ”Luanëve të Terangas” në Kupën e Botës.

Nga ky takim pritet shkarkimi i Pepe Thiaw, dhe drejtuesit e fedratës senegaleze kanë nisur të shqyrtojnë opsionet për të ardhmen e kombëtares. Sipas raportimit të ”L’Equipe”, emri i Patrick Vieiras është një nga më tëpëlqyerit për të marrë drejtimin e përfaqësueses senegaleze.

Ish-mesfushori legjendar, i lindur në Dakar, por kampion bote dhe Evrope me Francën, ka ndërtuar një karrierë edhe si trajner, duke drejtuar skuadra si New York City FC, Nice, Crystal Palace, Strasbourg dhe Genoa. Deri në këtë moment nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare, por emri i Patrick Vieiras është tashmë në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares senegaleze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot