Franca “boom” fitimesh në Botëror

0%

Kualifikimi i Francës në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 nuk ka rëndësi vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar. Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka siguruar të ardhura të konsiderueshme nga FIFA, duke shmangur rrezikun e humbjeve që mund të shkaktonin kostot e larta të pjesëmarrjes në turneun e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.

Me çmimet e larta për akomodimin, transportin, sigurinë, bonuset për lojtarët dhe stafin, si dhe shpenzimet e tjera organizative, një eliminim i hershëm do të kishte rënduar ndjeshëm financat e federatës. Megjithatë, kalimi në mesin e katër skuadrave më të mira garanton një bilanc pozitiv.

Falë këtij suksesi, Federata ka të siguruara të paktën 23.6 milionë euro si shpërblim për vendin e katërt, si dhe 2.2 milionë euro të akorduara nga FIFA për mbulimin e kostove të përgatitjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fillimisht, kjo shumë ishte parashikuar të ishte vetëm 1.3 milionë euro , por FIFA e rriti në 2.5 milionë pas kërkesave të disa federatave, veçanërisht atyre evropiane, që argumentuan se kostot e organizimit dhe pjesëmarrjes ishin shumë më të larta nga sa ishte parashikuar. Shpërblimet financiare rriten në varësi të rezultatit përfundimtar të Francës.

Nëse “Les Bleus” e mbyllin turneun në vendin e tretë, do të arkëtojnë 25.4 milionë euro. Një vend i dytë do t’u siguronte 28.9 milionë euro, ndërsa triumfi në Kupën e Botës do ta çonte shpërblimin në plot 43.7 milionë euro, përfshirë edhe kompensimin për shpenzimet organizative.

Federata Franceze e Futbollit kishte planifikuar në buxhetin e saj për sezonin 2026-2027 që kombëtarja të arrinte të paktën deri në çerekfinale. Me kualifikimin në gjysmëfinale, objektivi financiar është tejkaluar dhe federata tashmë mund të shohë me optimizëm përfitimet që do të sjellë rrugëtimi i “Les Bleus” në Botërorin amerikan.

Burimi: Bota Sot