Kombëtaret evropiane po vijnë në Prishtinë

0%

Ekipet kombëtare nga Evropa kanë filluar ardhjen në Prishtinë, ku prej të dielës zhvillohen dy Kampionate Evropiane për hendbollistët deri në 20 vjet. Men’s 20 EHF Championship I dhe II pritet të jenë kampionate shumë interesante dhe me rivalitet. Në të dy kampionatet paraqiten nga gjashtë ekipe kombëtare. Kombëtarja jonë është në “Men’s EHF Championship I”, që është nivel më i lartë.

Të dielën prej orës djemtë tanë luajnë ndaj Holandës. Bëhet fjalë për gjeneratën që vjet luajti në Botërorin në Egjipt dhe që tashmë ka përvojë nga disa ngjarje ndërkombëtare. Rrjedhimisht pritet një kampionat cilësor nga djemtë e kryetrajnerit Fatmir Muhaxheri, ndonëse konkurrenca është e fortë.

Kombëtarja jonë po i afrohet fundit të fazës së suksesshme përgatitore, e cila përfshiu edhe katër ndeshje kontrolluese. Në Prishtinë tashmë janë edhe zyrtarët e ndeshjeve dhe përgjegjësit nga EHF-ja, ndërkohë që po bëhen përgatitjet e fundit nga federata jonë për një tjetër ngjarje të suksesshme ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot