Segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim nga 10 deri më , për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, mbyllja do të përfshijë pjesën nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, ku punimet po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.
“Ju njoftojmë se, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, nga 10 deri më do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit”, thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar. “Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet në fund të njoftimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
