Gjithçka e kryer, Karim Adeyemi lojtari më i ri i Barcelonës

0%

Barcelona ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit gjerman, Karim Adeyemi, ka raportuar eksperti i afatit kalimtar, Fabrizio Romano. Sipas Romanos, klubet kanë finalizuar një marrëveshje në vlerë prej 22 milionë eurosh, plus 7 milionë euro bonuse, të cilat lidhen me sukseset e skuadrës dhe numrin e paraqitjeve të futbollistit.

Adeyemi e kishte bërë të qartë më herët dëshirën e tij për t’u transferuar në “Camp Nou”, ndërsa sipas raportimeve të Romanos, sulmuesi gjerman do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin katalanas.

Barcelona kishte parë të refuzohej oferta e parë nga Dortmundi, por drejtuesit e klubit spanjoll janë rikthyer me një propozim të përmirësuar, i cili ka bindur gjigantin gjerman për ta finalizuar marrëveshjen. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës me Borussia Dortmundin, pritet të jetë përforcimi i radhës në skuadrën e Hansi Flickut para sezonit të ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com