Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se është e ditur fakti që ai është optimist, para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidenten Vjosa Osmani ku do të diskutohet për çështjen e presidentit.
“Ju e dini që unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë dhe interesin publik që do të thotë të konstituojmë institucionet, të evitojmë zgjedhjet e reja… në këtë mënyrë të fillojmë qeverisjen mbarë e mirë sepse kemi shume projekte në gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, ka thënë Kurti.
Kurti në takim do të shoqërohet nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ashtu siç ndodhi në takimin e paradites me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
