Zjarret në Spanjë: 12 të vdekur, 23 të zhdukur

0%

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga një zjarr pyjor në jug të Spanjës, ndërsa të dhënat e para tregojnë se katër prej viktimave janë britanikë, sipas një zyrtari lokal. Qindra pjesëtarë të ekipeve të emergjencës po punojnë për të shuar zjarrin në zonën përreth Los Gallardos, në Almería. Autoritetet thonë se nuk kanë përjetuar kurrë më parë një zjarr kaq shkatërrues.

Trupat e viktimave u gjetën pranë fshatit të vogël Bédar, afër Los Gallardos, ndërsa 23 persona të tjerë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur dhe qindra banorë janë evakuuar. Zjarri është “pak a shumë” nën kontroll, por “nëse era forcohet sërish, situata mund të bëhet e ndërlikuar”, ka deklaruar për mediat spanjolle kryetari i komunës së afërt Antas.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar është në kontakt me autoritetet përkatëse në Spanjë lidhur me raportimet “shqetësuese” për viktima britanike, njoftoi Downing Street. Një valë e zgjatur të nxehti, me temperatura rreth 40°C, ka shkaktuar zjarre të shumta pyjore në mbarë Evropën Jugore gjatë kësaj vere, raporton BBC.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot