Shpërndaje në: FIFA të premten i kishte afro 1200 bileta me çmim prej 7380 dollarë në shitje për finalen e Kupën së Botës në futboll, shkruan AP. Faqja e internetit e shitjes së biletave të minutës së fundit, që menaxhohet nga FIFA-s, herë pas here e kishte listuar ndeshjen si “të shitur”. Por i kishte 1178 vende në dispozicion për biletat me këtë çmim.
Pak bileta ishin në dispozicion edhe me çmimin prej 19 mijë e 995 euro deri në 32 mijë e 970 euro. Disa bileta janë në dispozicion edhe për çmim prej 34 mijë e 500 euro dhe të tilla me çmim 32 mijë e 500 euro, ku përfshihen edhe ushqim e pije. Ka bileta në dispozicion edhe për ndeshjen mes Argjentinës dhe Zvicrës.
