Dellova zyrtarizohet te skuadra turke

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është transferuar te skuadra turke, Amedspor. Dellova ka firmosur për tri vjet, pasi kompletoi transferimin nga skuadra bullgare, CSKA Sofia. 27-vjeçari pritet të jetë i rëndësishëm te skuadra që për trajner e ka Besnik Hasin. Amedspori është promovuar në Superligën turke për edicionin e ardhshëm.

Te kjo skuadër janë edhe Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani. Dellova në Bullgari luajti dy vjet. Më herët ishte edhe te Ballkani, Prishtina, Hajduku i Splitit dhe Liria. Për Kosovën i ka 23 ndeshje e tre gola.

Burimi: Koha