Shpërndaje në: Jorge Jesus është përzgjedhës i ri i Portugalisë në futboll. 71-vjeçari të premten ka firmosur kontratë katërvjeçare me federatën portugeze të futbollit. Ai e zëvendëson spanjollin Roberto Martinez, që u largua pas ndeshjes së fundit të Portugalisë në Botëror. Jesus ishte i lirë pasi u largua nga Al Nassr në maj.
E udhëhoqi këtë skuadër drejt titullit të kampionit në Arabinë Saudite. Jesus ka përvojë 36-vjeçare, por për herë të parë do të drejtojë ekip përfaqësues. Në Arabi Saudite, Jesus ishte trajner i Cristiano Ronaldos. Ronaldo ende nuk ka njoftuar nëse do të vazhdojë të luajë për përfaqësuese.
