Një tjetër trajner i ka dhënë lamtumirën ekipit përfaqësues pas përfundimit të Botërorit 2026, duke çuar në 14 numrin e pankinave që do të shohin ndryshime. Tekniku i Afrikës së Jugut, belgu Hugo Bros, ka deklaruar se në moshën 74-vjeçare kishte ardhur momenti që të largohej, pasi kishte arritur edhe objektivin historik të kalimit të grupit në drejtimin e kësaj përfaqësueseje.
Ai drejtonte ekipin prej 5 vitesh dhe ia doli të thyente tabunë e madhe duke siguruar kalimin e grupit për herën e parë në historinë e këtij vendi, i eliminuar vetëm nga Kanadaja me rezultatin 1-0. Kështu, ai bëhet trajneri i 14 që largohet, duke e bërë këtë Botëror unik edhe për ndryshimet e shumta të pankinave.
LISTA E TRAJNERËVE TË LARGUAR Havier Aguirre (Meksikë) Roberto Martínez (Portugali) Julian Nagelsman (Gjermani) Ronald Kuman (Holandë) Karlos Kueiroz (Gana) Hong Mjung-bo (Koreja e Jugut) Stiv Klark (Skoci) Miroslav Kubek (Çeki) Xhamal Selami (Jordani) Sabri Lamushi (Tunizi) Zlatko Daliç (Kroaci) Sebastian Bekaçese (Ekuador) Marcelo Bielsa (Uruguai) Hugo Bros (Afrika e Jugut)
